Germa mjaft të bukura (diç si eksperiment)

(sg – ap, tetor 2020)

diç si eksperiment – këto germat, dmth. gjoja si dorëshkrim, më qenë dukur mjaft të “bukura”, s’duhet mohuar se dhe janë të bukura, shkrimi do dilte i paster, “lakadredhaz” e me rreshta të përkryer, pothuaj shkrim kaligrafik, mirëpo ai dizajneri mbase do ketë menduar për postera e afishe, apo dhe për fraza kartolinash e citate të shkurtra, për tekste më të ngjeshura germat u dashka të zmadhohen bukur fort, përndryshe o duhet lupë për t’i lexuar… o “prishin sytë” do thoshte dikur Konica : )